Flash News

KRYESORE

Akuzohet për vrasjen e civilëve shqiptarë në Suharekë, ish-ushtari serb dënohet me 15 vite burg

Akuzohet për vrasjen e civilëve shqiptarë në Suharekë,

Departamenti për krimet e luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i ushtrisë jugosllave, për vrasjen e 15 civilëve shqiptarë dhe plagosjen e dy të tjerëve në Tërnje, afër Suharekës, në mars të vitit 1999.

Sipas vendimit, ai urdhëroi, orkestroi dhe mori pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë. Një tjetër ish-pjesëtar i ushtrisë jugosllave, Pavle Gavriloviq u lirua nga përgjegjësia.

Gavriloviq ka qenë komandant i batalionit 549 të ushtrisë dhe sipas prokurorisë, e ka urdhëruar sulmin pasi ka mbledhur rreth vetes vartësit e tij ndër të cilët edhe Kozlinin dhe i ka urdhëruar ata që t’i vrisnin civilët duke iu thënë “nuk duhet të ketë të mbijetuar”. Sipas aktakuzës, Kozlin dhe komandantët tjerë më pas e filluan sulmin. Në fillim të gjyqit, Gavriloviç dhe Kozlin mohuan fajin.

Të fundit