Flash News

KRYESORE

Alarmi për epideminë e gripit, ekspertët e shëndetësisë raportojnë 23 mijë persona të prekur

Alarmi për epideminë e gripit, ekspertët e

Tashmë epidemia gripale ka arritur kulmin dhe situata është kthyer në tërësinë e saj në alarmante. Zyrtarisht të regjistruar rezultojnë 23 mijë persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në rang vendi dhe  janë 9 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën, të shtruar në  spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Duhet thënë së këtë vit epidemia ka qenë në numrin e saj më të lartë dhe kjo vjen nga raportimet e ekspertëve të shëndetësisë. Nëse marrim vetëm Senatorimun, në 24 orë paraqiten në Urgjencë plotë 50 raste të reja që janë prekur nga virusi i gripi.

Sipas njoftimeve të fundit gripi që po qarkullon me intensitet të lartë jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Evropë është AH1N1 , që sipas mjekëve shkakton komlikacione të rënda në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumoni.

Të fundit