Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Shortit për KED nga Kuvendi, i paligjshëm; shumica e anëtarëve kanë mangësi ligjore

Alibeaj: Shortit për KED nga Kuvendi, i paligjshëm; shumica e

Në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj bëri publik qëndrimin e PD se mbledhja është e paligjshme dhe e pavlefshme.

Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.

“Një organ i krijuar nga paligjshmëria defekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë”, tha Alibeaj, duke theksuar se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme.

Alibeaj, u shpreh se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur.

Deputeti demokrat shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Për të shmangur këtë rrezik, Alibeaj propozoi delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së duke kërkuar marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit