Flash News

KRYESORE

Amarda Toska bëhet nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë

Bukuroshja e njohur e ekraneve shqiptare, Amarda Toska është bërë sot nënë për herë të dytë. Lajmin e mirë e ka publikuar pak minuta më parë bashkëshorti i saj, aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi në rrjetet sociale.

“Zoti na bekoi përsëri, këtë radhë me një vajzë”, shkruan Ermali, ndërsa shfaqen së bashku me vogëlushen e porsaardhur në jetë në ambientet e spitalit ku Ami ka lindur këtë mëngjes.  

Kështu, pas djalit të tyre, Joel, tashmë familja Mamaqi zgjerohet me ardhjen në jetë edhe të një vajze në 4 anëtarë.

Stafi i politiko.al uron që vogëlushja të ketë jetë të gjatë dhe të shëndetshme!

 

Të fundit