Flash News

KRYESORE

Ambasada e SHBA publikon pamjet nga salla e re e gjyqit: Reformat e suksesshme bazohen te gjyqtarët që marrin trajnimin e duhur

Ambasada e SHBA publikon pamjet nga salla e re e gjyqit: Reformat e suksesshme

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar pamje nga salla e re e gjyqit, që është financuar nga USAID.

Sipas statusit të ambasadës së SHAB në vendin tonë, reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre siç duhet.

“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij. Bëni një vizitë virtuale në sallën e gjyqit, duke ndjekur videon mëposhtë”, shkruan ambasada.

Të fundit