Flash News

KRYESORE

Ambasada Holandeze për hapjen e negociatave: Kushtëzim për Shqipërinë, 5 kërkesat e Brukselit

Ambasada Holandeze për hapjen e negociatave: Kushtëzim për

Ambasada Holandeze në Tiranë ka reaguar pas publikimit të strategjisë së Bashkimit Europian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe vendi ynë. Holanda mbështet rrugëtimin evropian të rajonit, por thekson se procesi i anëtarësimit duhet të jetë një proces strikt dhe i drejtë.

Sa  i përket Shqipërisë, Ambasada Holadeze deklaron se duhen plotësuar pesë prioritetet kyçe të përcaktuara nga Këshilli Europian, si kushte të vetme për çeljen e negociatave.

“Për Holandën, procesi i anëtaresimit mbetet një proces strikt dhe i drejtë. Kjo nënkupton që Shqipëria duhet të plotësojë kërkesat për pesë prioritetet kyce të përcaktuara nga Këshilli Europian, që përfshijnë progresin me reformën e administratës publike, reformën në drejtësi dhe krijimin e një bazë të dhënash (track record) të besueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ashtu dhe në ecjen përpara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kushtëzimi vazhdon të jetë element kyc në këtë drejtim”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ambasadës së Holandës.

Reagimi i plotë:

Pardje Komisioni Europian miratoi nje strategji te re ne lidhje me procesin e anetaresimit te vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE.

Bashkimi Europian eshte donatori dhe partneri tregetar me i rendesishem, si dhe nje partner politik per Ballkanin Perendimor. Komisioni Europian tani ka lancuar gjashte iniciativa te rendesishme, te cilat do ta fuqizojne me teper bashkepunimin tone ne nje sere fushash dhe qe do te mbeshtesin procesin e transformimit. Keto iniciativa pararoje adresojne fusha specifike me interes te perbashket si: shteti i se drejtes, siguria dhe migracioni, zhvillimi social-ekonomik, transporti dhe energjia nderlidhese, marredheniet e mira te fqinjesise dhe pajtimi.

15 vjet me pare ne Selanik, Hollanda konfirmoi perkushtimin e vet per rrugetimin Europian te Ballkanit Perendimor. Per Hollanden, procesi i anetaresimit mbetet nje proces strikt dhe i drejte. Kjo nenkupton qe Shqiperia duhet te plotesoje kerkesat per pese prioritetet kyce te percaktuara nga Keshilli Europian, qe perfshijne progresin me reformen e administrates publike, reformen ne drejtesi dhe krijimin e nje baze te dhenash (track record) te besueshem ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ashtu dhe ne ecjen perpara ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Kushtezimi vazhdon te jete element kyc ne kete drejtim. Ne e mirepresim kerkesen e Komisionit ndaj vendeve ne rajon per te pershpejtuar me reformat e nevojshme ne fushen e sundimit te ligjit. Ky eshte dhe thelbi i trajektores per t’ju afruar anetaresimit ne Bashkimin Europian. Strategjia thekson se eshte pergjegjesia kryesore e vete vendeve te Ballkanit Perendimor ne zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e cdo mosmarrveshjeje/qendrimi ndryshe midis tyre. Vetem atehere kur si vendi kandidat dhe Bashkimi Europian te jene plotesisht gati, nje vend anetar i ri do te kete mundesi t’i bashkohet unionit.

Eshte e qarte se stabiliteti ne rajon eshte gjithashtu ne interesin tone. Si plotesuese e ndihmes se BE-se, Hollanda gjithashtu do te vazhdje mbeshtetjen ne procesin e reformave me programe te ndryshme dhe instrumente ne fusha te ndryshme, te tilla si shteti i se drejtes dhe te drejtat e njeriut.

Të fundit