Flash News

KRYESORE

Analisti Zheji publikon shifrat: Shqiptarët mbështesin një qeveri tranzitore

Analisti Zheji publikon shifrat: Shqiptarët mbështesin një qeveri

Analisti Artur Zheji, duke komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve ka zbuluar se është në dijeni të një sondazhi që tregon se 73% e shqiptarëve mbështesin krijimin e një qeverie tranzitore, pa dhënë më shumë detaje.

Në studion e lajmeve në ‘Ora News’, analisti nuk përjashtoi mundësinë që Rama të tërhiqet duke pranuar kushtin e vënë nga opozita. “Rama ka një këshilltar të huaj që paguhet goxha mirë dhe që në strategjinë e tij ka tërheqjen, siç ndodhi me studentët. Nga ana tjetër ka edhe tentativa për dialog ‘under ground’.

Kushti i opozitës së bashkuar është që qeveria tranzitore të jetë pa Edi Ramën kryeministër dhe anëtarët e kabinetit të jenë të gjithë-pranuar. Opozita e shikon një hap të tillë si të vetmen mundësi që zgjedhjet e ardhshme të parakoshme të jenë të ndershme.

https://www.youtube.com/watch?v=JOC_n93lArA

Të fundit