Flash News

KRYESORE

Ancelotti e nis me fitore, Chelsea harron si fitohet në shtëpi

Ancelotti e nis me fitore, Chelsea harron si fitohet në shtëpi

Mikel Arteta sot solli një ndryshim të madh tek Arsenali si trajner i ri i londinezëve, por nuk e nisi me fitore aventurën e re si trajner i parë. Arsenali u ndal në barazim 1-1 nga Bournemouth.

Ishin vendësit ata që shënuan golin e parë dhe kjo e acaroi nervash teknikun Arteta, por skuadra e tij e mori veten shpejt duke barazuar me Aubameyang në të 64'. Fatkeqësisht, pas këtij goli nuk pati më gola të tjerë.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti e nisi me fitore tek Evertoni. Skuadra e tij fitoi 1-0 ndaj Burnley me gol të Calvert Lewin shënoi me kokë. Krejt ndryshe është situata te Chelsea. Londinezët kanë harruar të fitojnë në shtëpi, pasi sot u mposhtën 2-0 nga Southampton.

Të fundit