Flash News

KRYESORE

Andi Bushati: Cili ishte qëllimi i arratisë së Ramës sot në Vlorë

Andi Bushati: Cili ishte qëllimi i arratisë së Ramës sot

Analisti Andi Bushati, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24 shprehu mendimin e tij se përse kryeministri Edi Rama u largua sot në Vlorë.

Sipas Bushatit, Rama nuk donte të bënte anti-mitingun, por ishte një arratisje që “të mos karikonte njerëzit e tij të mos ushtrojnë më shumë dhunë sa duhet”.

“Anti mitingu ishte aq qesharak sa ç’kanë qenë anti-mitingjet e Enverit. Qëllimi kryesor i Ramës nuk ka qenë anti-mitingu. Unë mendoj se qëllimi i largimit të Ramës në Vlorë, ka qenë një mënyrë arratisje.

Se nëse lideri nuk është në kryeministri ata që e mbrojnë nuk janë aq të ashpër. Ai donte të mos karikonte njerëzit e tij të mos ushtrojnë më shumë dhunë sa duhet. Nuk la vetëm zyrën, por edhe Tiranën në mënyrë që njerëzit e tij mos gjuajnë me armë”, u shpreh Bushati në News 24.

Të fundit