Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore; A po i vjen fundi zgjerimit të NATO-s?
Jashtë selisë së NATO-s në Bruksel gjendet një monument nga metali, që tregon kohën e anëtarësimit të shteteve në aleancën veri-atlantike.
Duke nisur nga viti 1949, njëherësh viti kur është themeluar NATO-ja, aty janë gravuar emrat e 12 anëtarëve fillestarë. Rreth 30 centimetra, në anën e djathtë, shihet viti 1952 dhe dy anëtaret e reja të asaj kohe, Greqia dhe Turqia, të përcjellura pas 30 centimetrash tjerë nga Gjermania, që është anëtarësuar në aleancë më 1955. Më pas vërehet një hapësirë e madhe, pothuajse tre metra derisa të shfaqet data e radhës, 1982 dhe Spanja që gjendet afër saj, e pasuar nga vendet tjera që më pas janë shtuar ndër vite.
Pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim nga ajo që do të quhet Maqedonia Veriore në të ardhmen më 6 shkurt, një emër tjetër pritet t’i shtohet listës rreth pranverës së vitit 2020, meqë parlamentet e 29 aleatëve tjerë duhet ta ratifikojnë dokumentin.
Ky fakt do të rezultojë me hapësirë prej 4 metrash për anëtarësime. Ose rreth 40 vjet, nëse ndiqet logjika e monumentit.
Kjo gjë krijon idenë e bujarisë në shikim të parë, mirëpo e vërteta është që dyert e hapura të aleancës ka mundësi që do të mbyllen ashpër, në një të ardhme që mund të parashikohet, pasi Shkupi të kthehet në anëtarin e 30-të të NATO-s.
Aktualisht janë tri shtete që kanë shpërfaqur synimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës: Bosnja, Gjeorgjia dhe Ukraina. Nga të tria, Bosnia duket se ka më së shumti mundësi për të realizuar këtë qëllim pasi ka siguruar Planin e Veprimit për Anëtarësim (PVA). Ky plan, që u ndihmon shteteve për të arritur standardet e NATO-s, si dhe i përgatit për anëtarësim të mundshëm në të ardhmen, i është dorëzuar Sarajevës më 2010. Në fund të vitit të kaluar, ministrat e NATO-s kanë inkurajuar Bosnjën që të prezantojë Programin e parë Kombëtar Vjetor, ashtu që të shënojë përparim në PVA. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjeshtë sa duket.
Fillimisht, Bosnja nuk ka shumë gjasa që të dorëzojë këtë plan në një periudhë afatshkurtër. Përfaqësuesi serb në presidencën tripalëshe në këtë shtet, Milorad Dodik, ka përmbysur secilën përpjekje, ende ka e arritur cakun kur është bërë fjalë për këtë çështje. Mirëpo e vërteta është edhe se Sarajeva ende nuk e ka përmbushur një kriter që NATO-ja i pati vënë, kur ky shtet është pajisur me Planin e Veprimit për Anëtarësim: regjistrimin e pronave të paluajtshme të fushës së mbrojtjes, si pronë të shtetit, sepse në këtë mënyrë mund të kuptohet nëse shteti boshnjak kontrollon këtë fushë. Përveç kësaj, zyrtarët e NATO-s kanë shprehur shqetësime edhe për përparim të ulët në reforma, sundimin e ligjit, korrupsionit dhe lirisë së mediave.
Prandaj rasti i Bosnjës konsiderohet i komplikuar në këtë moment dhe duket se do të vazhdojë të mbetet i tillë.
Kur është fjala për Gjeorgjinë, NATO-ja ka vepruar krejtësisht ndryshe për dallim nga Bosnja. Prej kur këtij shteti i është premtuar anëtarësimi gjatë Samitit të Bukureshtit më 2008, Tbilisi ka prezantuar 10 Programe Kombëtare Vjetore, mirëpo nuk ka ndodhur njëjtë edhe me Planin e Veprimit. Pavarësisht kësaj, NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për t’i ndihmuar Gjeorgjisë që të mbrojë veten dhe në mars të këtij viti, ky shtet do të zhvillojë stërvitjet më të mëdha ushtarake. Por, aktualisht shumë shtete të aleancës, sidomos në Evropën Perëndimore janë duke u fshehur pas Gjermanisë dhe Francës, duke pretenduar se anëtarësimi i Gjeorgjisë do të mund të armiqësojë Rusinë.
Ideja e Tbilisit për t’u kthyer në një “Gjermani Perëndimore” duke u anëtarësuar mirëpo duke lënë jashtë rajonet e shkëputura të Abkazisë dhe Osetisë Jugore nga mbrojtja e përbashkët e NATO-s, nuk ka gjetur përkrahje në Bruksel.
Zyrtarët e NATO-s kanë thënë jozyrtarisht se do të ishte shumë më mirë sikur Gjeorgjia të fokusohej në arritjen e standardeve të Gjermanisë Perëndimore në fushat siç janë të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
Sa i përket Ukrainës, situata është e ngjashme me Gjeorgjinë, veçse ky shtet është edhe më poshtë në listë.
Udhëheqësia në Kiev ende nuk ka kërkuar ndonjë Plan Veprimi, duke dhënë shenja se është duke ndjekur praktikën gjeorgjiane.
Po pjesa tjetër?
Neutraliteti kushtetues i Moldavisë pritet të vazhdojë të mbetet pavarësisht se kush drejton shtetin. Mirëpo edhe nëse kjo gjë nuk do të ekzistonte, ky shtet do të ishte pjesë e grupit të Gjeorgjisë dhe Ukrainës.
Kosova ndoshta mund të konsiderohet kalë i zi nëse marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të përfshinte kërkesën, që anëtarët e aleancës që nuk kanë njohur Kosovën si shtet, tani të njohin pavarësinë e saj. Megjithatë, veprimi i fundit i Prishtinës, për të krijuar ushtrinë e vet, nuk ka fituar pëlqimin e disa vendeve të bllokut.
Ndoshta basti më i sigurt në këtë moment, për atë se cilët emra do të jenë të radhës që do të shtohen në monumentin e ndritshëm, ka të bëjë me dy shtete, që tani nuk dëshirojnë të jenë pjesë e aleancës, mirëpo do të pranoheshin nga Brukseli pa menduar dy herë: Finlanda dhe Suedia. Çdokush mund të parashikojë se cili do të jetë ai vit, mirëpo me rritjen e prezencës kërcënuese të Rusisë rreth Detit Baltik, popullata në të dyja shtetet është duke u mësuar ngadalë me idenë e të hequrit dorë nga neutraliteti i tyre zyrtar.
*Marrë Radio Evropa e Lirë
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24