Flash News

KRYESORE

Ankohen për çmimet dhe kushtet, babë e bir rrahin dy klientët e tyre në Ksamil

Ankohen për çmimet dhe kushtet, babë e bir rrahin dy

Një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit në Sarandë ku babë e bir, pronarë të një lokali kanë rrahur dy klientë të tyre shqiptarë, emigrantë në Milano të Italisë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se kanë nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, të dy banues në Ksamil.

Kjo pasi ditën e hënë, në njërën nga dhomat e dhënë me qira, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., të cilët jetojnë në Milano, por ishin pushues në banesën e dhënë me qira.

Shkak për konfliktin mësohet se janë bërë mosmarrëveshjet për çmimin dhe kushtet e shtëpisë me qira.

 

Të fundit