Flash News

KRYESORE

“Apple” dhe “Samsung” përballë konkurrencës kineze për smartfonët

“Apple” dhe “Samsung” përballë

Apple dhe Samsung, që do të zbulojnë në të ardhmen smartfonët e rinj, janë gjithmonë në kërkim të formulës magjike për të ruajtur dominimin e tyrepërballë konkurencës kineze, në sfondin e ngadalësimit të tregut.

Beteja është e madhe për Apple, që kërkon të ruajë imazhin e kryeinovatorit. Por, grupi amerikan ka pasur vështirësi këto vitet e fundit për të prezantuar funksione të reja revolucionare për “iPhone”, kopja e parë e të cilit daton në qershor 2007 dhe që është shitur në më shumë se 1,2 miliardë kopje.

Por, Apple ka humbur terren në Kinë, ku qarkullimi i tij është ulur me 10% në tremujorin e fundit krahasur të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

IDC vazhdon të vendosë Samsung dhe Apple në krye, me respektivisht 23,3 përqind dhe 12 për qind të shitjeve, pa shumë ndryshim.

Të fundit