Flash News

KRYESORE

Arbana Osmani shpjegon pse ja vuri emrin djalit “Jon”

Arbana Osmani shpjegon pse ja vuri emrin djalit “Jon”

“100 Milion” solli jo pak informacione këtë herë.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur konkurrentë ishin vetë personazhet e njohur. Arbana Osmani dhe Alban Dudushi, dy nga garuesit më të fortë këtë të diel, ia kanë dalë me sukses në shumicën e lojës. Një nga pyetjet ka konsistuar në vazhdimin e këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, e jo pa qëllim. Jon quhet djali i vogël i Arbanës, ndërsa moderatorja ka shpjeguar pse ka bërë këtë zgjedhje. “Më pëlqen shumë kënga ‘Jon’, është e preferuara ime, më pëlqen deti Jon, më pëlqen emri Jon, prandaj vendosa ta quaja Jon”, është shprehur Osmani, ndërsa duket se Gjebrea është inspirimi i shprehur pas kësaj zgjedhje. E në fakt, nuk mbetet në kategorinë e emrave të vjetër, përkundrazi, tingëllon po aq modern sa të tjerë që jemi mësuar të dëgjojmë së fundmi./Bordo/

Të fundit