Flash News

KRYESORE

Arian Çani: Koha të ‘rikthejmë' Enver Hoxhën

Arian  Çani: Koha të ‘rikthejmë' Enver Hoxhën

Shume analiste, gazetare e njerez te medias, mendojne se situata aktuale politike na a kthyer shume vite pas ne kohe, kur ekzistonte vetem nje parti e ajo vendoste e vuloste.

Duke marrë shkas nga ngjarja e disa diteve me pare ne Tepelene, ku i kenduan Rames kengen e Enverit, Arian Çani u shpreh se ndoshta njerëzit kanë nostalgji për diktatorin dhe duhet ta ‘rikthejmë’.

Arian Çani: Ndoshta ka ardhur dita të ‘rikthejmë’ Enver Hoxhën… Njerëzit ndoshta e duan, kanë nostalgji…

Andi Bejtja: Nuk mendoj që e duan, megjithatë duhet të jemi të prirur të mos e gjykojmë popullin, por ndoshta edhe duhet ta gjykojmë sepse është një popull që edhe shet votën për 50 mijë lekë apo 50 euro dhe i këndojnë personazheve politikë. Popujt që këndojnë më shumë për personazhet janë popujt më të varfër dhe të mbetur pas. Është komike, por edhe për të ardhur keq e gjithë kjo që ndodh.

Arian Çani: Curi ti si mendon, ka ardhur momenti të kthehet Enveri?

Arjan Curi: Besoja se ka një zhgënjim për pluralizmin dhe derisa në Tepelenë thoshin “erdhe dhe na gjete sofrën shtruar” është ideja që njerëzit ndoshta mjaftohen me një sofër të shtruar të cilën pushteti nuk e ka problem ta bëjë dhe aty njerëzit kënaqen, këndojnë dhe votojnë në fund. Kjo është për të ardhur keq. U habita që edhe në Fier kishte dalë populli me një autokolonë të madhe makinash dhe prisnin me brohorima udhëheqësin.

Arian Çani: I cili tani mund të shpallet edhe mbret, asgjë nuk e ndalon më…

Arjan Curi: Po sigurisht.

https://www.youtube.com/watch?v=ukgs88O9Ips

Të fundit