Flash News

KRYESORE

Arilena Ara publikoi versionin anglisht të “Shaj”por jo të gjithë e pëlqyen

Arilena Ara publikoi versionin anglisht të “Shaj”por jo të

Versioni anglisht i këngës “Shaj” të Arilena Arës është publikuar sot dhe kënga siç treguam dhe dje, titullohet “Fall from the sky”.

Në kanalin zyrtar të “Eurovizion”, ku është publikuar dhe kënga, ka pasur komente të shumta. Shumica prej tyre preferonin versionin shqip të këngës. Riberja e këngës ka pësuar shumë ndryshime në kompozim dhe në tekst.

Por publiku është ndarë në gjysmë, disa prej tyre versionin e vjetër e krahasonin me “Tamarën” që konkurroi vjet si përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut, dhe se ky është version më modern. Ndërsa të tjerë preferojnë versionin e parë.

Në linkun më poshtë është kënga në versionin anglisht ku edhe mund të lexoni komentet që kanë ndarë publikun në dy pjesë.

Të fundit