Flash News

KRYESORE

Arrest me burg për pronarin që plagosi qiraxhiun në Shkodër

Arrest me burg për pronarin që plagosi qiraxhiun në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Ded Gurin, autorin e ngjarjes së 2 gushtit, i cili plagosi qiraxhiun e tij. Ai është njohur nga gjykata në seancën e sotme, me masën e sigurisë arrest me burg.

Megjithatë mësohet se Guri gjatë seancës e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se ka patur konflikte me Fatmir Zylën. Por ai ka thënë se nuk ka pasur si qëllim ta vriste.

“Po unë e qëllova në gjaknxehtësi e sipër. Kishim probleme me Fatmirin por nuk kisha qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje”, ka thënë 60-vjeçari.

Ngjarja nodhi për një dyqan me qira që Ded guri ia kishte dhënë Fatmir Zylës, për të cilën ky i fundit i kishte lënë një detyrim pa shlyer, një shumë prej 800 mijë lekësh të vjetra.

Ata janë konlfikuar fizikish dhe më pas Guri ka marrë armën e tij pistoletë dhe ka qëlluar mbi Zylën duke e lënë të plagosur.

Të fundit