Flash News

KRYESORE

Arrestimi i dëshmitarit X/ Në Polici ‘ngrenë supet’: “Është punë e Prokurorisë”

Arrestimi i dëshmitarit X/ Në Polici ‘ngrenë supet’:

Politiko.al nëpërmjet burimeve të rezervuara, ka mësuar për arrestimin e atij që njihet si dëshmitari X, i paraqitur në një material audio të Partisë Demokratike ku, sipas përfaqësuesve të saj, zhvillohej një bisedë kompromentuese mes Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, dhe dëshmitarit.

Dëshimtari X është arrestuar sot, raporton Politiko, ndërkohë që udhëtonte drejt kufirit me Kosovën pasi ka arritur më parë të largonte familjen jashtë vendit. Kryatri i PD Basha, me anë të një fjalimi sot në Kuvend ka denoncuar kërcënimet dhe presionet ndaj dëshmitarit X nga strukturat policore.

Politiko.al ka kontaktuar me dy zyrtarë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, të cilët as e kanë pohuar dhe as mohuar arestimin, duke sqaruar se një procedurë të tillë e kryen Prokuroria.

 

Të fundit