Flash News

KRYESORE

Arrestohen 3 persona në Durrës, i morën para me dhunë qytetarit

Arrestohen 3 persona në Durrës, i morën para me dhunë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe i kanë marrë paratë me dhunë një qytetari me inicialet E.K.

Ngjarja ka ndodhur në datën 5 shkurt rreth orës 17:00, ndërsa në pranga kanë përfunduar personat me inicialet A.U., A.P. dhe A.G.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, ata kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Të fundit