Flash News

KRYESORE

Arrestohen 5 shoferë në Tiranë, mes tyre edhe një femër

Arrestohen 5 shoferë në Tiranë, mes tyre edhe një femër

5 drejtues mjetesh, një prej tyre femër, janë arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme pasi kanë rezultuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur në rrugët e Tiranës.

Policia njofton gjithashtu se janë pezulluar 14 leje drejtimi po për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Prej disa javësh tashmë, policia rrugore po vijon kontrollin me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që abuzojnë duke drejtuar mjetin nën efektet e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Të fundit