Flash News

KRYESORE

Arsyet pse nuk duhet t`i lani atletet në lavatriçe

Arsyet pse nuk duhet t`i lani atletet në lavatriçe

Atletet e bardha, të preferuarat tona, preferojme t`i lajmë në lavatriçe dhe jo t`i pastrojmë me një leckë apo në mënyra të tjera alternative.

Por për ju që përtoni t`i pastroni vetë dhe shihni se metodën më efikase, lavatriçen, ekspertët e stilit në Who What Wear kanë testuar dhe aprovuar disa metoda të thjeshta për t`i pastruar.

Mos i lini kurrë në diell

Lërini atletet tuaja të bardha në një vend të thatë, ku nuk i kap dielli, pasi ai shkakton ndryshimin e ngjyrës së tyre, gjë të cilën nuk e duam.

Pastrojini me uthull

Merrni një pecetë të pastër dhe zhyteni në uthull të bardhë. Me të pastroni pjesën e atleteve që është bërë pis. Njollat do të zhduken në çast.

Përdorni shampon për njollat e vajit

Në vend të ujit të ngrohtë dhe sapunit, përdorni shmapon për njollat e vajit, e cila funksionon shumë mirë.

Hollojeni zbardhuesin para përdorimit

Në mënyrë që zbardhuesi të mos i zverdh atletet tuaja të bardha, rekomandohet ta holloni atë me ujë në raportin 1:5. Më pas zhysni një furçë dhëmbësh në përzierje dhe fërkojini lehtë atletet tuaja. Kur të mbaroni shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përdorni manikyrin e bardhë

Për të gërvishturat apo njollat shumë të vështira, përdorni manikyrin e bardhë në mënyrë që t`i fshihni.

Të fundit