Flash News

KRYESORE

Atentati në Shkodër, Astrit Bilali shkëmbeu zjarr me autorët

Atentati në Shkodër, Astrit Bilali shkëmbeu zjarr me autorët

Një detaj tjetër është zbuluar nga ngjarja e së shtunës në Shkodër, ku mbetën të vdekur në vend vëllezërit Bilali. Një prej viktimave, Astrit Bilali u është kundëpërgjigjur me armë zjarri autorëve të atentatit.

Policia ka siguruar dëshmitarë që kanë parë shkëmbimin e zjarrit, sikurse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një pistoletë, e cila ndodhej pranë trupit të viktimës. Makina tip benz që dyshohej e përdorur e më pas e djegur nga autorët, mësohet se ishte deklaruar e vjedhur që në dhjetor të vitit 2018. Edhe targat që mbante ishin false, pasi i përkisnin një tjetër tip Volsvagen, gjithashtu i vjedhur.

Brenda bezit të djegur, u gjet një automatic, që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen e vëllezërve Bilali.

Pas atentatit të të shtunës, që rëndon serinë e vrasjeve në Shkodër u shkarkua nga detyra drejtori i policisë së këtij qarku, Vehbi Bushati. Vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Shkodër mbrëmjen e të shtunës për të komunikuar vendimin e shpallur se ka emëruar në krye të policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimin, drejtues në policinë e shtetit.

Të fundit