Flash News

KRYESORE

Avokati Baftjar Rusi: Pse Balili u dorëzua pikërisht sot në polici

Avokati Baftjar Rusi: Pse Balili u dorëzua pikërisht sot në

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit, i ftuar në emisionin “Dritare” ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim.

I pyetur se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, Rusi deklaroi se ai doli sot nga shtëpia e vet. Për arsyet pse zgjodhi pikërisht këtë moment ai tha sepse mbaroi afati i hetimit dhe dosja shkon në gjykatë.

“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.

Të fundit