Flash News

KRYESORE

"Bad boy" Balotelli, sulmuesi shfryn pas kartonit të kuq

"Bad boy" Balotelli, sulmuesi shfryn pas kartonit të kuq

Mario Balotelli vazhdon të jetë problematik dhe me skuadrën e Brescias. Sulmuesi italian mori karton të kuq në ndeshjen e djeshme kundër Cagliarit pas 7 minutash në fushën e lojës.

Ai nuk bëri mirë dhe u ndëshkua me të kuqe, por pas ndeshjes ka reaguar në Instagramin e tij personal duke theksuar se nuk i interesonte aspak për situatën e krijuar.

"Është e pabesueshme se si një episod mund të ndryshojë kaq shpejt mendimin e një personi, nga pozitiv në negativ. Unë do të vazhdoj përpara edhe pas këtij kartoni, nuk e kam problem. Edhe ju mund të vazhdoni të më gjykoni si të doni,’’ shkruan ai.

Të fundit