Flash News

KRYESORE

Banorët e ‘Astirit’ dalin sërish në protestë, ndërpritet energjia elektrike

Banorët e ‘Astirit’ dalin sërish në protestë,

Banorët e zonës së ‘Astrit’ kanë dal sërish në protestë pasditen e sotme. Ata kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste ndaj vendimit që parashikon shembjen e banesave të tyre.

Ndërkohë, në vendin ku banorët janë mbledhur për të protestuar është ndërprerë ndriçimi publik. Banorët kanë kërkuar që dëmshpërblimi i tyre të bëhet me vlerën e tregut.

Prej disa ditës, banorët e zonës së ‘Astriti’ po protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe e cila parashikon shembjen e banesave të tyre. Ata kanë kërkuar edhe një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj por ky i fundit ka refuzuar.

 

 

Të fundit