Flash News

KRYESORE

Barcelona e bleu dhe dështoi, Leverkuseni i merr talentin?

Barcelona e bleu dhe dështoi, Leverkuseni i merr talentin?

Jean-Clair Todibo deri tani nuk ia ka dalë te Barcelona, edhe pse cilësohet si një prej mbrojtësve më të talentuar. Verën e kaluar ai u transferua nga Toulouse në "Camp Nou".

19-vjeçari nuk ka gjetur hapësira me katalanasit dhe gazeta spanjolle "Sport" shkruan se ai po mendon largimin Ndër klubet e interesuara për të është Bayer Leverkusen. Klubi gjerman ka gjithnjë interes për lojtarë të tillë, të cilët mund të huazohen ose shiten nga klube big, prandaj është gati të negociojë me Barçën.

Gjermanët kanë gati 10 milionë euro për Todibon, shifër të cilën Barcelona nuk e ka problem, por do një gjë tjetër. Klubi katalanas kërkon që të përfshijë një klauzolë riblerjeje, nëse bindet nga performancat e Todibos tek "Apisirinat".

Të fundit