Flash News

KRYESORE

Bardhi publikon videon nga pika e Kapshticës: Situata kalon limitet e trajtimit çnjerëzor

Bardhi publikon videon nga pika e Kapshticës: Situata kalon limitet e

Sekretari i Pëgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video nga pika kufitare në Kapshticë, ku ndodhen dhjetra shqiptarë që nuk po lejohen të futen në Shqipëri, për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Në video duket një person në gjendje jo të mirë shëndetësore, i cili shtrihet për tokë.

Bardhi akuzon qeverinë se po i trajton në mënyrë jo njerëzore qytetarët shqiptarë.

Ai i kujton qeverisë se një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, “nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij.”

Reagimi

“Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.👇”, shkruan Bardhi.

Të fundit