Flash News

KRYESORE

Basha fton Kurtin në takim, flasin për sfidat e Kosovës

Basha fton Kurtin në takim, flasin për sfidat e Kosovës

Nuk është vetëm takimi me kryeministrin Edi Rama që të merr shumë kohë. Edhe në takimin me liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka pasur shumë për të folur.

Të dy drekuan për gati 3 orë, ku biseduan mbi atë se cilat janë sfidat e Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe për thellimin bashkëpunimit edhe mes dy vendeve.

Kurti ndodhet prej dy ditësh ën tiranë, ku ka takuar figurat kryesore politike të vendit. Një nga kërkesat që ai i ka bërë kryeministrit, është që të heqë pagesën që shqiptarët nga të dy anët e kufirit duhet që të paguajnë për të hyrë në “Rrugën e Kombit”.

Të fundit