Flash News

KRYESORE

Basha ironizon deputetin e PS-së: Është njeriu më i lumtur

Basha ironizon deputetin e PS-së: Është njeriu më i lumtur

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet edhe sa i takon deklaratës së bërë nga kreu i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, se mazhoranca nuk pranon kushte sa i takon reformës në drejtësi dhe se shkolla e Magjistraturës nuk ka ndonjë nxitim të madh.

Në përgjigjen e tij, Basha e cilësoi Ulsi Manjën si njeriun më të lumtur në këtë situatë. Kreu i PD-së tha se Manja ja doli që Arta Markun ta bëjë Prokurore të Përgjithshme dhe tashmë kush ka një problem me Prokurorinë shkon tek Ulsiu dhe kap atë.

“Ulsiu është padyshim njeriu më i lumtur në këtë situatë. Ulsiu ja doli që Arta Markun ta bëjë Prokurore të Përgjithshme, kështu që nga Ulsiu unë nuk pres gjë tjetër veçse ngazëllim për faktin se kush ka një problem me Prokurorinë, shkon tek Ulsiu, kap Ulsiun por kjo përbën zero referencë për gjykimin dhe qëndrimin politik të Partisë Demokratike.

Të fundit