Flash News

KRYESORE

Basha kërkesë qytetarëve: Merreni në dorë Tiranën dhe ju premtoj…

Basha kërkesë qytetarëve: Merreni në dorë Tiranën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga banorët e kryeqytetit që të angazhohen maksimalisht në fushatë dhe t’u prezantojnë qytetarëve të tjerë programin e kësaj force politike për katër vitet e ardhshme.

Gjatë një takimi me banorë të lagjes 8, Basha tha se qytetarët duhet të marrin Tiranën në dorë dhe ai do të angazhohet për të punuar çdo minutë si kryeministër për të mbajtur premtimet.

“Merreni Tiranën në dorë, bëjeni natën ditë dhe ju premtoj se do të shkrij çdo minutë të ditës time si kryeminstër për të mbajtur premtimet që ju bëra këtu”, u shpreh Basha.

Kryeopozitari theksoi se fushata e demokratëve është e fokusuar te njerëzit, te hallet dhe problemet me të cilat ata përballen dhe jo te politikani siç ndodh me socialistët.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon vëmendje vetëm për vete dhe nuk dëgjon shqetësimet e njerëzve.

Të fundit