Flash News

KRYESORE

Basha mbledh grupin e punës për reformën zgjedhore: Së shpejti propozime konkrete

Basha mbledh grupin e punës për reformën zgjedhore: Së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot grupin e punës brenda PD-së, ku kanë biseduar lidhur me reformën zgjedhore.

Sipas burimeve, Basha ka folur për mungesën e vullnetit nga maxhoranca për miratimin e reformës, sipas rekomandimeve të ODIHR.

Po ashtu nga burimet mësohet se Partia Demokratike do të bëjë së shpejti publike propozimet e saj.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit, Basha u la porosi demokratëve që brenda ditëve të para të janarit të finalizonin propozimet e tyre për reformën.

Deri më tani, PD ka kërkuar aplikimin e teknologjisë në zgjedhje dhe financimin 100 përqind të fushatave nga shteti.

Të fundit