Flash News

KRYESORE

Basha mbyll protestën e opozitës me një ultimatum: Koha e fjalëve mbaroi, tani vendos sovrani

Basha mbyll protestën e opozitës me një ultimatum: Koha e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur me një fjalim protestën e shtatë kombëtare të opozitës, ku ndër të tjera theksoi se Edi Rama nuk mund të mbajë pushtetin me dhunë. Sipas tij, koha e fjaleve tani ka perfunduar dhe eshte radha e sovranit te vendose per ecurine e protestave te opozites.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për qytetarinë, për shpirtin e qëndresës. për vendosmërinë që demonstruat sot. Vëllezër e motra, qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja e re që po lind. Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist Sandër Lleshaj se do mbani përgjegjësi para ligjit. Dita e fundit ku unë iu drejtohem me argumentet e arsyes, koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”, deklaroi Basha.

Në orën 22:30, Basha do të mbledh Kolegjin e Kryetarëve, Kryesisë, Kryetarëve të bashkive dhe grupit parlamentar për të diskutuar për datën e radhës së protestës së opozitës.

Të fundit