Flash News

KRYESORE

Basha mesazh BE dhe ShBA nga protesta: S’jemi popull i dhunës, mos më kërkoni atë që s’pranoni për popullin tuaj

Basha mesazh BE dhe ShBA nga protesta: S’jemi popull i dhunës, mos

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka përçuar një mesazh faktorit ndërkombëtar, atij të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këta të fundit kanë bërë thirrje ditët e fundit për protestë paqësore, ndërsa Basha u është përgjigjur duke thënë se shqiptarët nuk janë popull i dhunës, por i lirisë dhe demokracisë.

“Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju. Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e tij shqiptarët kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh shqiptarëve do vazhdojë, Rama ik, t’ju dëgjojë bota.

Kërkojmë atë që na takon, sytë e Europës së emancipuar demokratike dhe SHBA janë sot te ky shesh dhe ju them se kërkojmë për shqiptarët vlerat e parimeve që keni për parimet edhe popujt tuaj, unë, Lulzim Basha do qëndroj në krahun tuaj në këtë betejë se unë besoj te demokracia evropiane, amerikane, zgjedhjet e lira e shteti i së drejtës që mbron dhe lëshon kriminelët para burgut, besoj te balancimi i pushtetet, te liria e që njësoj si unë besojnë të gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.

Ndaj, dua këtë mesazh të parë tua them miqve tanë, ne nuk jemi popull i dhunës, por i lirisë dhe i demokracisë, i Shqipërisë e ardhmja europjane e vendit. Por, ne nuk do pranojmë kurrë më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit me mafiozët e bandat e krimit, të kapur në flagrancë duke vjedhur miliona nga shqiptarët që s’paguajnë bukën e gojës për fëmijët e tyre, dorëheqja është vetëm fillimi, ai do shkojë para drejtësisë e ku e meriton sipas ligjit. Ndaj i bëj thirrje policisë të mos lejojë daljen nga kufijtë e vendit të të pandehurit të popullit Edi Rama”, tha Basha.

Të fundit