Flash News

KRYESORE

Basha: Mirënjohje për protestuesit, bashkë deri në rrëzimin e Republikës Vjetër

Basha: Mirënjohje për protestuesit, bashkë deri në

Një ditë pas protestës që zhvilloi opozita në Tiranë, kreu i PD-së ka falenderuar çdo protestues që tregoi qytetari. Basha theksoi që kërkojnë Qeveri Teknike ose rrëzimin e Republikës së Vjetër. Zgjidhje të mesme nuk ka, sipas Bashës.

Pjesë nga fjalimi i sotëm në Çadër:

Dua të ju falenderoj nga zemra gjithësecilin prej jush që sfiduat provokimet, shantazhet, tensionet, ata shqiptarë që u ngritën për shpresën dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Mirënjohja ime është mirënjohja e njërit prej jush. Është mirënjohje për brezat e ardhshëm për aktin madhor që shpallëm dje për Republikën e Re.

Dua të falenderoj në veçanti mijra të rinj dhe të reja, studentë, të diplomuar të punë e të papunë që kishin mbushur si asnjëherë sheshin e lirisë dhe që votoi me praninë e tyre Republikën e e Re.

Falenderoj qëndrestarët e 18 shkurtit të Çadres së Lirisë.

E djeshma ishte dita e cilësisë më të lartë politike të një proteste në historinë së Shqipërisë.

Nuk shpiket dot, nuk ka akademi politike t`i trajtoje njerëzit, e ta bëje këtë ashtu siç e bëtë ju. Këtu ku triumfon e vërteta mbi rrenen dhe mashtrimin, liria mbi frikën. Këtu u lartësua synimi i vëndimit që shpallëm dje, ai ju takon juve. I takon çdo shqiptari e shqiptareje.

Mirënjohje të thellë këtij monumenti të lirisë, kësaj shkolle të të drejtave dhe lirive njerëzore dhe civile që tejkaloi përmes qëndresës tuaj. Sot ju jeni mishërimi i vlerave të përbashkëta evropiane. Prova e gjallë e karakterit dhe identitet evropian të shqiptarëve. Sot ju jeni përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë Evropiane dhe Atlantike, të vëndosur përballë ndaj së djeshmës që po largohet, me virtytet tuaja me qëndresën tuaj.

Këtu lindi dhe u bë realitet dhe ideja e Republikës së Re, ku njhëherë e përgjithmonë vendimarrja do të jetë në duart e qytetarëve shqiptarë.

Thelbi i lëvizjës sonë, thelbi i bashkimit tuaj, ka qenë dhe mbetët të zëvëndësoj një kupolë politike të korruptuar me një qeveri që kontrollohet nga ju, të dashur qytetarë. Kjo mund e duhet të vije vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme,. Ky ishte mesazh shumë i qartë i pjesmarrjes madhështore, më madheshtore i këtyre 17 viteve.

Mirënjohje të veçantë kam për aletatët e koalicionit tonë opozitarë. Mirënjohja ime për partitë opozitare, për kryetarët e tyre, për bisnikërinë për qëndresën. Por mbi të gjitha për besnikërinë që këni demostruar sëbashku me mua ndaj qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi ynë është i qartë, shqiptarët folën: Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje fasadë, parlament të diktuar nga droga.

Nuk ka e nuk do të ketë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste.

Rupublika e Re e cila së shpejti do të zëvëndësojë institucionalisht dhe ligjërisht të vjetren që po bie.

Nëse Republika e Vjetër nuk tërhiqet nga plani ogurzi dhe i papranueshëm për të bërë zgjedhje fasadë, nëse nuk pranon përmes dialogut politik t`i hapë rrugë zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira e të ndershme atëherë Republika e Re do të marrë në dorë në të gjitha mënyrat fatet e institucioneve dhe sëbashku paqësisht por më vendosmëri do të përmbysim Republikën e Vjetër.

Ose qeveri teknike dhe zgjedhjeve t lira ose përmes përmbysjes totale të vjetres me të renë. Le ta dijnë skeptikët, cinikët e mediat e censuruara që ajo që nisëm dje nuk do të ndalet. Kishim dy zgjidhje:

Zgjidhja e parë ishte së nësë do ulnim kokën para Republikës së Vjetër, përgjigjen Republika e Vjetër e mori dje masivisht nga qytetarët shqiptarë.

Zgjidhja e dytë është: le ta dëgjojnë miqtë e huaj dhe miqtë tanë e kundërshtarët tanë politikë: Ose do ta çmontojmë krimin dhe drogën ose do ta përmbysim Republikën e Vjetër.

Rrugë tjetër nuk ka, Republika e Vjetër të pëmbyset.

Fatlum janë ata që përjetojnë këto ditë historike. Ditët kur luftojmë për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëvë tanë.

 

Të fundit