Flash News

KRYESORE

Basha nga Kavaja për Ramen: I veshur me çitjane, prisni kur të na bëje dhe vertikalen

Basha nga Kavaja për Ramen: I veshur me çitjane, prisni kur të

Basha në vazhdimësi të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25-qershorit, ndalesën e radhës e kishte në Kavajë, ku gara zhvillohet edhe për Bashkinë e Kavajës.  Basha në Kavajë tha se qytetarët e këtij qyteti kanë luajtur rol kryesor në ndryshimin e historisë së demokracisë në Shqipëri. 

Basha gjithashtu vuri theksin në mosrespektimin e etikës nga ana e kryeministrit i cili shkon në miting me tuta dhe bën barcaleta. Fushatën e Ramës e quajti spektakël që nuk do i zgjase. “Por tre javë me spektakle as Madona nuk e shtyen dot e lërë më Edi Rama,” tha Basha.

"Rama i veshur me çitjane, pritni kur të na bëjë dhe vertikalen," ironizoi kreu i PD-së në Kavajë.

Fjala e Bashës në Kavajë:

Të bashkuar të vendosur, besimplotë me fitore. Ja tek i shoh studentët e dhjetorët që sollën ndryshimin e madh. Njerëz të sakrificës e të qëndresës.

Vëllezër dhe motra, po të mos ishte për qëndresen e Kavajës dhe për shpirtin tuaj qëndrimtar dhe kombëtar, po të mos ishte për mençurinë dhe forcën që ju treguat, diktatura do ia kishte dalë ta zgjaste dekaden dhe Republika e Vjetër do vazhdonte teatrin e kukullave. Po falë Zotit shqiptarët u bashkuan, kavajasit u bashkuan .

Kur Kavaja është bashkë, e jona është fitorja.

Duruat 4 vite të gjata, 4 vita të shtërngimit më të paparë ekonomik, të papunsisë më të thellë të kushteve më të mjera të shëndetësisë dhe kolapsit në arsim.

Sot janë strukur skutave, ku e kanë vendin, dhe sot ky shesh është i lirë, ky qytet bëhet gati të marrë në dorë lirinë e tij. Sepse lirinë e Kavajës, ky bashkim nuk është thjesht i çdo demokrati, por është bashkimi i çdo banori  që e do Kavajen.

Ata nuk duan ta lëshojnë pushtetin, ata duan të kontrollojnë përsëri Kavajën. Por kjo nuk do ndodhe sepse ju do të votoni birin tuaj, Isa Saken.

Sa prej jush gjeti vend pune, ku janë 300 mije vende pune? Ku është shëndetësia falas? Ku është rendi dhe siguria me Shqipërinë e mbushur me dorgë?

Të fundit