Flash News

KRYESORE

Basha nxjerr një tjetër emër: Kërcënonte zgjedhësit, ushtar i xhuxhit

Basha nxjerr një tjetër emër: Kërcënonte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me banor të Manzës, u ndal edhe tek kërcënimet e bëra gjatë zgjedhjeve të fundit në Bashkinë Durrës.

Basha përmendi një emër të ri, të cilin e cilësoi si ushtar i xhuxhit dhe që ndodhet në zonën e Sukthit.

“Vendi nuk qeveriset nga një qeveri dhe një kryeministër i zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit…Rrumi e ka ky që bënte kërcënime për zgjedhje në këtë zonë?…një ushtar i Xhuxhit. Qenka në Sukth.

Pra kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin dhe Gjush Dakon dhe për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhintë, për fermerët, për të papunët, për rininë”, u shpreh Basha.

Të fundit