Flash News

KRYESORE

Basha thirrje SPAK-ut: Të hetohen dosjet e shit-blerjes së votës

Basha thirrje SPAK-ut: Të hetohen dosjet e shit-blerjes së votës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje SPAK-ut, të hetojë dosjet e shitblerjes së votës dhe koncesioneve korruptive që gjenden në Prokurori.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Basha i ka konsideruar këto dosje si teste për SPAK, që vërtetojnë se institucioni i sapo krijuar është funksional dhe i drejtë.

“Ne do të marrim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një.

Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie”, u shpreh Basha.

Të fundit