Flash News

KRYESORE

“Bashkë në gjykatë, unë ministër i Jashtëm”, Meta i përgjigjet Ramës: S’ka më shtet të rremë

“Bashkë në gjykatë, unë ministër i

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi se postin e ministrit të Jashtëm do ta marrë ai vetë, për aq kohë sa Ditmir Bushati nuk është çdekretuar në afat kushtetues.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan: Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE.  (S’ka më shtet të rremë) Shqipëria e para!”, shkruan Meta.

Reagimi i Ramës:

Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit

Të fundit