Flash News

KRYESORE

Bashkëshortja e Idris Elbës preferoi të prekej nga koronavirusi e të mos rrinte larg tij

Bashkëshortja e Idris Elbës preferoi të prekej nga koronavirusi e
Bashkëshortja e aktorit Idris Elba ka dhënë lajmin se edhe ajo është infektuar me COVID-19. Modelja dhe aktorja Sabrina Dhowre Elba e bëri publike diagnozën e saj gjatë një video-telefonate me Oprah Ëinfrey në emisionin e saj në Apple Tv+. Dhowre Elba nuk u habit që doli pozitive sepse i qëndroi gjatë gjithë kohës pranë bashkëshortit, edhe gjatë dhe pas diagnozës pozitive me koronavirus. “Doja të qëndroja pranë tij,” tha ajo. “Është instinkti i një gruaje. Doja të isha me të dhe të kujdesesha për të.” “Nuk ndjej asnjë nga simptomat tipike të koronavirusit. Është shumë e çuditshme. Ndoshta gjërat ndryshojnë javët në vijim, do ju mbajmë të përditësuar. Por është për t’u shqetësuar se ne të dy, ulur këtu, jemi asimptomatikë,”- tha ajo.

Të fundit