Flash News

KRYESORE

Bashkimi Europian jep 30 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian jep 30 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) do të akordohen 30 milionë euro për projektet e investimeve në infrastrukturën dixhitale për Ballkanin Perëndimor.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) bën thirrje për aplikimet e vitit 2019, së bashku me Zyrat Kombëtare të Koordinimit të IPA-s (NIPAC) në të gjithë rajonin dhe me mbështetjen e IFICO (IFI), Drejtoria e Përgjithshme për Negocimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit (DG NEAR) dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimit (DG CONNECT), duke u përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin mbi mundësitë e këtij instrumenti, për lidhjen me brez të gjerë të rajonit. Forma e aplikuar për këto fonde do të bëhet e mundur përmes projekteve në kryeqytetet e rajonit.

Pesë seminare janë mbajtur gjatë kësaj jave me këtë qëllim: në Beograd, Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe Podgoricë, dhe një në Sarajevë do të mbahet në javët e ardhshme. Këto seminare gjysmë ditore kanë për qëllim nxitjen e aplikacioneve për asistencë teknike në projektet dixhtale (lidhja broadband) nga të gjithë përfituesit e ËBIF dhe duke kontribuar në absorbimin më të madh të fondeve të dedikuara.

Aplikacionet konkrete dhe inkurajuese janë në fazën e përgatitjes në disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe faza e parë e projektit ka ofruar këshilla teknike për këto projekte, duke dëshmuar se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur për të përmirësuar marrjen e fondeve të ËBIF të dedikuara për sektorin dixhital.

Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një strukturë rajonale e përzierjes që mbështet zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor, i themeluar në vitin 2009 si një iniciativë e përbashkët e Komisionit Europian, Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve dhe disa donatorë dypalësh./Monitor

Të fundit