Flash News

KRYESORE

Besa Shahini: Si u përjetua protesta e Dhjetorit në ministri

Besa Shahini: Si u përjetua protesta e Dhjetorit në ministri

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka folur për protestën e studentëve dhe se si u prit protesta brenda ministrisë.

“Ne ishim të shqetësuar që studentët nuk ishin në mësim. U përpoqëm të gjenim mënyra për të komunikuar me studentët për të gjetur problemin. Universitetet janë autonome, protesta u zhvilluan shumë shpejt. Një të mërkurë ata erdhen para ministrisë ku kërkuan zgjidhjen e problemeve”, u shpreh Shahini, ndërsa shtoi se kërkesën për kreditet vendosën ta hiqnim menjëherë.

E pyetur për marrëdhënien me ish-Ministren Lindita Nikolla, ajo u shpreh se ka marrëdhënie bashkëpunuese.

Ndërsa e pyetur se si e mori lajmin për t’u bërë ministre, Shahini u shpreh: “Ky është një vendim ekzekutiv i Arsimit. Kur kam marrë rolin e zv. ministres, nuk ishte diçka e paimagjinueshme. Për këtë përgatitesh kur merr detyrën e zv. ministres. Jam e vetëdijshme për sfdën e madhe por e njoh ekipin aty. Jemi duke fuqizuar ekipin. Do shfrytëzpjmë këtë moment për të çuar përpara idetë më të mira për arsimin”.

 

Të fundit