Flash News

KRYESORE

Beyonce, ujë për fëmijët në “Zemër të Afrikës”

Beyonce, ujë për fëmijët në “Zemër të

Këngëtarja me fame botërore, Beyonce, ka thënë se është përkushtuar e tëra për t’i ndihmuar sa më shumë këtyre njerëzve, e sidomos fëmijëve.  Mungesa e ujit të pijshëm dhe të pastër në Burundi, që njihet si “Zemra e Afrikës”, është pika kryesore. Burundi është shtëpi për një numër të madh të popullsisë që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, e si pasojë e kësaj vuajnë nga një epidemi që u merr jetën çdo vit qindra fëmijëve e të rriturve, shkruan People.  Fondacioni i këngëtares Beyonce, BeyGood, së bashku me UNICEF-in, janë duke marrë një hap të madh drejt përmirësimit të kushteve në këtë vend, dhe të sigurojnë ujë të pijshëm për ta. Faza e parë përfshinë ndërtimin e puseve të pajisura me pompa dore, edukimin mbi higjienën dhe përmirësimin e ujit dhe kanalizimeve nëpër objekte shkollore. Beyonce ka thënë se është përkushtuar e tëra për t’i ndihmuar sa më shumë këtyre njerëzve, e sidomos fëmijëve.

Të fundit