Flash News

KRYESORE

Bie në prangat e policisë Lezhë i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Bie në prangat e policisë Lezhë i shpalluri në kërkim

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 8 vite burg.

Nga Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të një pune të mirëorganizuar, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të tyre, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në Lezhë, e shtetasit: Ndue (Vitor) Perjaku, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Gjykata e Trevizos në Itali, këtë shtetas e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga nenet 416/1,2,3,4 dhe 110 të Kodit Penal Italian si dhe ligjit Nr. 75/1958.

Të fundit