Flash News

KRYESORE

Blero mbron Denis Dyrnjanë: Po debaton me debila vëlla, largohu nga ‘Top Show’

Koncerti në Shqipëri i këngëtarit grek Notis Sfakianakis, ka ngjallur shumë debate. Të shumtë janë ata që kanë dhënë dhe mendime kategorike, duke bërë thirrje për bojkot të koncertit. Mbrëmjen e djeshme, në Top Show, personazhe të ndryshëm ngaarti dhe gazetaria diskutuan këtë temë.

Gazetari i Top Channel, Denis Dyrnjaja, ishte pro ardhjes së këngëtarit në Tiranë dhe ai mbështeste idenë që arti dhe politika nuk duhet të ngatërrohen e të përzihen me njëra-tjetrën.

Kjo deklaratë e tij ngjalli shumë debat në studio, duke hasur në shumë kundërshtime nga paneli i të ftuarve.  Nisur nga ky debat, ka reaguar në Instastory edhe këngëtari Blero Muaherremi.

“Sa njeri i madh që është Denisi. Më vjen keq me kë je duke debatuar, me debila vëlla. Largohu menjëherë nga Top Show”, shkruan Blero, duke lënë të kuptohet se dhe ai është pro ardhjes së këngëtarit Notis Sfakianakis.

Të fundit