Flash News

KRYESORE

Bllokohet dogana e Durrësit, Berisha: Sistemi kompjuterik rrënohet me qëllim

Bllokohet dogana e Durrësit, Berisha: Sistemi kompjuterik rrënohet me

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” një denoncim nga një qytetar ku shprehet shqetësimi për bllokimin e doganës së Durrësit.

Berisha ka theksuar se sipas mesazhit, sistemi kompjuterik është prishur me qëllim. Denoncuesi shton se shoferët dhe qytetarët kanë pritur rreth 7 orë në radhë.

Postimi i plotë:

Bllokohet dogana e Durrësit!

Sistemi kompjuterik rrënohet me qëllim!

Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital të dërguar mbrëmë! sb

Përshëndetje Zoti Berisha,jemi në doganën e Durrësit, kemi 7 orë që presim sistemin, se i ka mbaruar kontrata me Asycuden atij budallait të gjatë që na e bënë Kryeminister, kushedi kush i ka vjedhur spo e gjejnë dot, dhe presin shoferat e shkretë presin agjencitë,e ka kthyer në sistem komunizmi kur asnjëri nuk flet dhe bëhet ça don ai nga Surreli, po na sjell dhe Doganën e Kosovës këtu dhe agjentët e Kosovës këtu të bëjnë procedurat dhe ne të dalim pa punë se do Ramziu. Flm nëse e ngre si problem dhe e publikon anonim, miqësisht.

Të fundit