Flash News

KRYESORE

Bombë në makinë, vdes politikani italian Matteo Vinci

Bombë në makinë, vdes politikani italian Matteo Vinci

Politikani italian Matteo Vinci ka ndërruar jetë si pasojë e  një atentati me bombë në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Limbadi, Vibo Valentia.

Mësohet se politikani ndodhej me të atin në momentin që bomba e vendosur në makinën e tij ka shpërthyer.

Polica italiane po heton për dinamikën e aksidentit, ndërsa media italiane shkruajnë se Vibo Valentina njihet si një zonë me densitet të lartë të mafias.

Matteo Vinçi është një emër i njohur në politikën italiane dhe ka qenë kandidat për zgjedhjet e fundit komunale në listën “Limbadi të Lirë dhe Demokratike”.

42-vjeçari sipas medieve italiane ka rënë dhe njëherë pre e një atentati, por që kishte mundut të mbijetonte.

Të fundit