Flash News

KRYESORE

Borë në Kukës, disa fshatra mbeten pa drita

Borë në Kukës, disa fshatra mbeten pa drita

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës ku lartësia në qytete ka arritur në 8-12 cm. Në akset rrugore lartësia e dëborës në këto momente ka arritur nga 15 cm në Tunelin e Kalimashit, në Qafë Tobili, Qafë Luzhë, 16 cm në Qafë Morinë, Qafë Prushi dhe në Valbonë trashësia e borës ka arritur deri në 35 cm.

Temperatura aktuale është 1 gradë celsius, ndërsa sasia e reshjeve ka shkuar deri më 6.2 mm që nga ora 06:00.

Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të

qarkullueshme normalisht. Të gjitha mjetet e firmave Kontraktore janë në gatishmëri me

kapacitet të plotë.

Në përgjithësi i gjithë Qarku aktualisht është i furnizuar me energji elektrike me përjashtim të

Njësisë Administrative Margegaj dhe Tropojë e Vjetër të Bashkisë së Tropojës si pasojë e

këputjeve të telave.

 

Të fundit