Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Irani prej vitesh vuan nga inflacioni i lartë, dobësimi i valutës e pasojat e sanksioneve ndërkombëtare. Masa të reja të perëndimit dhe një konflikt i gjatë ushtarak do ta vendosnin vendin para një krize shumë serioze.
Në një kohë që SHBA dhe BE duan sanksione të reja kundër Teheranit, vetë vendi do të bjerë në sy me lajme suksesi, si psh. lajmi se Irani ka arritur të shesë naftë më shumë se kurrë më parë në gjashtë vitet e fundit. E kjo megjithë sanksionet e SHBA, që vendosi në vitin 2018 presidenti Trump. Ministri iranian për Naftën, Javad Ovji bëri të ditur në mars, se eksportet e naftës kanë sjellë më shumë se "35 miliardë dollarë" në arkën e shtetit iranian. "Armiqtë e Iranit" duan të ndalin eksportet tona të naftës, por sot ne mund të eksportojmë naftë ku të duam, dhe këtë me oferta shumë të mira, ka cituar Financial Times ministrin iranian.
Miliarda të ardhura janë shumë të rëndësishmë për vendin që të sigurojë paqen e brendshme sociale. Një pjesë e madhe e popullsisë i vuan drejtpërdrejt pasojat e sanksioneve ndërkombëtare, ato kanë sjellë rënien e fortë të valutës së vendit, rial dhe kanë rritur inflacionin, deri në 40%.
Profesori i ekonomisë në universitetin amerikan, Virgina Tech, Djavad Salehi-Isfahani, thotë për DW, se ashpërsimi i konflikteve gjeopolitike po ushtron një presion të ri ndaj valutës iraniane duke e zhvlerësuar edhe më shumë atë kundrejt dollarit amerikan. Në muajt e fundit rial humbi 25% të vlerës kundrejt dollarit. "Ky zhvlerësim i kursit të këmbimit reflektohet shpejt në çmime shumë më të larta, sepse Irani importon shumë mallra." Sipas Salehi-Isfahani, Irani duhet të përgatitet për një periudhë të gjatë me inflacion të lartë.
Standardi jetësor si në vitin 2005
Për shkak se Irani nuk i siguron dot vetë artikujt ushqimorë, rënia e vlerës së valutës dhe inflacioni i lartë bëjnë që të rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve. "Kjo ka efekt të fortë tek mirëqenia e pjesës më të varfër të popullsisë, sepse sigurimi i artikujve ushqimorë përbën gjysmën e shpenzimeve të tyre", thotë eksperti për ekonominë e Lindjes së Mesme.
Por gjendja është keqësuar edhe për shtresën e mesme në dy dekadat e fundit. "Standardi i jetesës është sërish në nivelin e para 20 viteve për shkak të sanksioneve", thekson Isfahani. Edhe vëllimi ekonomik ka këtë nivel ndoshta vetëm pak përqind më lartë, thotë eksperti.
Situara ekonomike e Iranit varet shumë nga eksportet e naftës. Që kur më shumë se 90% e naftës shkon në Kinë, po humbasin gjithnjë e më shumë efektin edhe sanksionet e perëndimit. Prandaj pushtetmbajtësit në Teheran janë shumë të shqetësuar, nëse sektori i naftës, që është burimi kryesor i devizës mund të bëhej objekt i një sulmi si kundërpërgjigje nga ana e Izraelit. Isfahani e formulon kështu situatën në Teheran. "Jam shumë i sigurtë, që ata janë shumë të shqetësur, sepse një luftë, që mund të dëmtojë edhe infrastruktrën për eksportet e naftës do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë." Pas shokut që shkaktuan sanksionet e vendosura nga SHBA në vitin 2018, Irani ka arritur ndërkohë sërish 80% të sasisë së eksportit të atëhershëm. Por kjo nuk ka çuar në përmirësimin e jetesës për popullsinë, pasi shumica e burimeve financiare shkojnë për forcimin ushtarak të vendit dhe masa të tjera të regjimit të mullahëve.
Korrupsion dhe mungesë transparence
Shumë para zhduken po ashtu në strukturat jo transparente të pushtetmbajtësve shiitë në Teheran. Në indeksin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Irani zë vendin e 149 nga 180 vende. Shumë i paqartë është edhe roli i Gardës së Revolucionit, një ushtri paralele, dhe ai i fondacioneve fetare, që kontrollojnë pjesë të rëndësishme të ekonomisë iraniane. Ata nuk paguajnë tatime, nuk duhet të paraqesin bilance ekonomike dhe janë të varura direkt nga kreu politik dhe fetar i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei.
Për ekspertin e Lindjes së Mesme, Martin Beck nga Universiteti i "Southern Denmark" (SDU) ekonomia e Iranit përbëhet nga një "përzierje e sferës politike dhe ekonomike që nxit një politikë klienteliste dhe të shpërndarjes që është e lidhur ngushtë me korrupsionin."
Megjithëse të ardhurat nga shitja e naftës janë stabilizuar në vitet e fundit, Irani është gjithçka tjetër, por jo një fuqi ekonomike. Megjithëse popullsia e tij me 88 milionë banorë është gati 10 herë më e lartë se ajo e armikut të tij të vjetër, Izraelit me 9 milionë banorë, vëllimi i ekonomik i Iranit me 413 miliardë dollarë është dukshëm më i ulët se ai i Izraelit, me 525 miliardë dollarë. Kështu se si do të zhvillohet ekonomia e vendit, varet shumë nga efekti i sanksioneve të reja perëndimore, nëse ato do arrinin t'i ulnin ndjeshëm eksportet e naftës.
Eksportet e naftës vendimtare
Teherani ia ka dalë në tre muajt e parë të këtij viti të shesë mesatarisht 1,56 milionë fuçi nafte në ditë, dhe gati të gjithën tek Kina. Kjo ka qenë vlera më e lartë e shitjeve që nga viti 2018. "Iranianët e zotërojnë mirë artin e anashkalimit të sanksioneve", citohet Fernando Ferreira i "Rapidan Energy Group" nga gazeta Financial Times. "Nëse qeveria e Bidenit do të arrijë vërtet diçka këtu, ajo duhet që ta vendosë fokusin tek Kina."
SHBA vetë është ndërkohë shumë më e pavarur nga eksportet e naftës nga Lindja e Mesme. Megjithatë ashpërsimi i sanksioneve kundër Iranit do të çonte në rritje të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe do të kishte pasoja edhe në rritjen e inflacionit. Për presidentin Biden në këtë vit zgjedhor kjo do të thoshte t'i hapte vetë derën rivalit të tij, Donald Trump.
Por pavarësisht, nëse sanksionet shkallëzohen ose jo - Do të ishte ekonomia e Iranit gati të përballonte një shkallëzim të konfliktit me Izraelin? Përgjigja e profesorit të ekonomisë, Djavad Salehi-Isfahani është e qartë: "Në tërësi ajo nuk është gati për një konflikt të gjatë luftarak. Prandaj ata (pushtetmbajtësit në Teheran, shën.red.) kanë treguar shumë kujdes të mos përzihen shumë në luftën e Gazës. Dhe sulmi kundër Izraelit ishte më shumë një gjë simbolike, se sa një sulm që donte vërtet të sillte dëme."/DW
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24