Flash News

Bota

Antarktida regjistron rastet e para me Covid-19

Antarktida regjistron rastet e para me Covid-19
Foto ilustruese

Antarktida nuk mund të pretendojë më se është kontinenti i vetëm pa Covid-19.

Tashmë edhe kontinenti i fundit ka regjistruar raste të Covid-19, pasi mediat në gjuhën spanjolle konfirmuan se ka pasur 36 raste të lidhura me një nga bazat ushtarake dhe kërkimore të Antarktikut.

Sipas ‘The Guardian’ 26 personel i ushtrisë kiliane dhe 10 punëtorë të mirëmbajtjes në bazën e Kilit, Bernardo O’Higgins Riquelme në Antarktidë, kanë dalë pozitiv për virusin. Individët e prekur nuk janë më në Antarktidë dhe tani janë izoluar në Punta Arenas, Kili.

Infeksionet thuhet se u zbuluan pasi një anije e Marinës bëri një udhëtim në bazë në fillim të dhjetorit. Tre anëtarë të ekuipazhit në një anije që ofronin mbështetje për bazën u testuan gjithashtu pozitivë. Ata ishin kthyer nga misioni i tyre në Antarktidë, tha raporti.

Në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19, të gjitha projektet kryesore kërkimore në Antarktik janë ndalur, raporton ‘The Guardian’.

Të fundit