Flash News

Bota

Britania regjistron për herë të parë temperatura mbi 40°C

Britania regjistron për herë të parë temperatura mbi

Termometri arriti në 40,3 °C në Coningsby, duke thyer rekordin, ndërsa 33 vende të tjera kaluan temperaturën më të lartë të mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar prej 38,7 °C, të vendosur në 2019.

Disa shërbime zjarrfikëse deklaruan incidente të mëdha pas përhapjes së zjarreve. Në lindje të Londrës disa shtëpi u dogjën.

Disa shërbime hekurudhore u anuluan. Qindra zjarrfikës luftuan zjarret në të gjithë Londrën.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se ajo ishte informuar për "zjarret e rrezikshme" dhe i kërkoi qytetarëve të ndiqnin këshillat e sigurisë nga shërbimi i tyre lokal i zjarrfikësve.

Në kryeqytet u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në hedhjen e cigareve.

 

Të fundit