Flash News

Bota

Covid-19/ Britania e Madhe do të përballet me kufizime më të ashpra lokale kur izolimi kombëtar të përfundojë

Covid-19/ Britania e Madhe do të përballet me kufizime më të

Britania e Madhe do të përballet me kufizime më të ashpra lokale kur izolimi i dytë kombëtar të përfundojë më 2 dhjetor.

Sipas Euronews, vendi do të kalojë sërish në sistemin me tre nivele që nënkupton ashpërsimin e masave në baze të infektimeve për territore të ndryshme. 

Lajmi vjen përpara njoftimit për shtyp që do të mbajë kryeministri Boris Johnson ku do të përshkruajë planet e qeverisë për të luftuar virusin gjatë dimrit, madje duke përfshirë rregullat për mënyrën se si familjet mund të festojnë Krishtlindjet.

"Plani dimëror për Covid-19" i Johnson pritet të forcojë disa kufizime ekzistuese në mënyrë që të ruajë progresin në marrjen e virusit nën kontroll, sipas Downing Street.

Është sugjeruar gjithashtu që ora policore të ndryshojë nga 22:00 e mbrëmjes aktualisht në 23:00 për të lejuar klientët të përfundojnë vaktet dhe pijet e tyre në pub-et dhe restorantet.

Shkalla e infeksionit ka rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javët e fundit, me numrin e rasteve pozitive që është ulur me 14 përqind nga një javë më parë.

Në një letër drejtuar Johnson të Shtunën, 70 deputetë shprehën shqetësimet e tyre rreth planeve për kufizime të mëtejshme.

"Ne mirëpresim sigurimet tuaja se bllokimi kombëtar do të përfundojë në 2 Dhjetor. Siç do ta dinë të gjithë, si sëmundja, bllokimet dhe kufizimet shkaktojnë dëm të madh," shkruhej në letër.

Mbretëria e Bashkuar mbetet vendi i goditur në Evropë me mbi 54,700 vdekje të regjistruara nga koronavirusi.

Të fundit